Ylberi

Për aktivitetin e sotëm do t’ju duhet letër me ngjyra dhe letër e bardhë, pak pambuk, lapsa me ngjyra, gërshërë plastike [të sigurta për fëmijën], pjatë plastike sipas mundësive, ngjitës.

Si fillim, e pyetni fëmijën se a kanë parë ylber, se kur del ylberi dhe se çfarë ngjyrash ka ylberi.

– Pastaj i thoni fëmijës ta punojë ylberin me mjetet që ka në shtëpi, sipas dëshirës së tij,

– Fëmija mund ta prejë letrën me ngjyra dhe t’i radhis ato nën një re, sikur në foto,

– Fëmija mund t’i prejë në forma të vogla letrat me ngjyra dhe t’i ngjis në formën e ylberit mbi letrën e bardhë,

– Fëmijët mund ta bëjnë ylberin edhe me kapakët e shisheve ose me kapëset e rrobave,

– Po ashtu, fëmijët mund ta vizatojnë ylberin e pastaj ta ngjyrosin me lapsa me ngjyra ose ta ngjyrosin me gishta me bojëra uji.