Patatja e nxehtë
Lëvizja është nevojë e çdo fëmije dhe angazhimi në lojra mobile (që kërkojnë lëvizje) i ndihmon fëmijës të mësojë më shumë, të zhvillohet më mirë dhe të kënaqet.
– Luajeni lojën “kapiteni thotë”. Në fillim kapiteni është fëmija dhe ju të tjerët në shtëpi duhet të bëni çfarë thotë ai/ajo. Kapiteni thotë: ‘kërceni si lepur 3 herë’ – ju të gjithë kërceni si lepur tre herë. Kapiteni: ‘rrotullohuni në dysheme’, ju duhet të rrotulloheni. Ndërroni rolet. Kush nuk bën çfarë i thuhet, nuk do të bëhet kapiten.
– Patatja e nxehtë (një çorape e mbështjellur) – merrni një çorape të mbështjellur dhe hidhjani fëmijës. Tregojini që duhet t’ia hedhë dikujt tjetër në familje sa më shpejt që është e mundur, duke bërë se gjoja është e nxehtë. Të gjithë në shtëpi e përsërisin këtë. Kur mbaron loja? Kur çorapja nuk bie në tokë. Atij që i bie çorapja në tokë, nuk luan më. Kush mbetet i fundit në lojë, fiton. Përsëriteni disa herë.
– Mundja është loja që e pëlqen çdo fëmijë. Caktoni rregullat e lojës dhe në dyshemenë e dhomës shtroni një batanije dhe bëni mundje me djalin/vajzën tuaj. Loja përfundon me tre fitore të njëpasnjëshme.
– Mbani balonat lartë – nëse nuk keni balona, mund t’i fryni edhe dorëzat plastike që duken si balona me gishta. Fëmija duhet të mundohet që ta mbajë balonën sa më shumë lart në ajër pa i rënë në dysheme, duke e goditur me duar, me hundë, me kokë, ose duke i fryrë.