Veshjet e vjeshtës

Materialet dhe mjetet: rrobat e fëmijës, kuti e madhe kartoni, trakë ngjitëse

Aktiviteti:

Sot nga fëmija do të kërkoni që të ju ndihmojë t’i largoni rrobat verore nga dollapi, dhe t’i vendosni ato vjeshtore. Për ta pasur me të lehtë fëmija palosjen, ju prejini nga një kuti të madhe kartoni, 6 drejtëkëndësha të formatit A4, dhe me ndihmën e fëmijes ngjitini ato si në modelin e dhënë në foto. Në fillim ju vendoseni një bluzë të fëmijës tuaj në mes të kartonit, dhe pastaj ngriteni krahun e djathtë të kartonit dhe vendoseni mbi sipërfaqen e mesme të kartonit, më pas krahun e majtë vendoseni mbi sipërfaqen e mesme, dhe në fund pjesën e poshtme, dhe  me modelin që ju i keni dhënë fëmijes tuaj tani kërkoni nga ai / ajo që të vazhdojë me këtë mënyrë të lehtë dhe argëtuese të palosjes, dhe pastaj edhe me vendosjen e tyre në dollap. Gjatë vendosjes së rrobave vjeshtore, ju pyeteni fëmijën se çfarë janë ato, psh: nëse e keni në dorë një xhemper, pyeteni se çka është?, pse e veshim?, kur e veshim?, a është i trashë, apo i hollë?, me mëngë të shkurtëra, apo të gjata?, dhe njëjtë veproni edhe me rrobat tjera.

Nëse gjatë palosjes ju keni ndarë rroba që tanimë janë të vogla për fëmijën tuaj, bisedoni me të dhe tregoni që është mirë që ato rroba të ia dhurojë ndonjë fëmije tjetër të familjes apo në lagjen ku jetoni.