Veshja tradicionale
Zhvillimi i aktivitetit: Të gjithëve na pëlqejnë fotot nga fëmijëria. Ju prindër të dashur, sot krijoni një veshje tradicionale për fëmijën tuaj. Ju mund të përdorni për këtë qëllim veshjet që tashmë fëmija i ka, mjafton që të shtoni në to elemente tradicionale, si rripi i belit, kapuçi, shamia e kuqe, papuçet, etj. Bëni foto së bashku dhe vendosini në ambientin ku fëmija luan.
Ju mund edhe të shfletoni bashkë me fëmijën një libër me figura ku ka veshje të ndryshme dhe të kërceni së bashku me fëmijën me muzikë popullore të cilësdo krahine që ju pëlqen.