Tuneli i gjallë
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të luani si ekip së bashku babë/kujdestar e bir/bijë. Ju sigurojmë se do të kënaqeni. Ashtu siç shihet në figurë, babai/kujdestari shtrihet në dysheme kurse fëmija kërcen mbi të. Gjatë kthimit të fëmijës, babai/kujdestari ngrihet mbi duar e këmbë dhe fëmija kalon nëpër ‘tunelin’ e krijuar. Fëmija e përsërit këtë disa herë. Babai/kujdestari e ‘vështirëson’ lojën herë pas here dhe fëmija i koordinon lëvizjet e tij/saj që të mos rrëzohet.
Lejojeni fëmijën të shtrihet apo ta bëjë ‘tunelin’.