Gatimet tradicionale

Materialet dhe mjetet: produktet ushqimore që ju gjenden në shtëpi.

Zhvillimi i aktivitetit: Pyeteni fëmijën se çfarë i pëlqen më shumë nga gatimet tradicionale dhe gatuajeni së bashku.

Angazhojeni fëmijën që prej larjes së duarve, vendosjes së përparëses, përgatitjes së vendit të gatimit. Jepini kohë fëmijës dhe lejojeni t’ju ndihmojë: t’ju sjellë përbërësit e gatimit dhe të bëjë çfarëdo që i kërkoni. Ndërkohë që gatuani së bashku, tregojini fëmijës suaj për pasurinë e traditave ushqimore të familjes suaj –  cili ishte ushqimi i preferuar tradicional juaji, kush e përgatiste etj.