Supa e luleve

Zhvillimi i aktivitetit: Pavarësisht moshës së fëmijës, ata kanë dëshirë të prekin dhe të kapin çdo gjë që i rrethon dhe që ua tërheqë vëmendjen. Në një tas  të mbushur me ujë, hidhni disa lule të vogla me ngjyra. Lulet mund të jenë natyrale ose edhe plastike apo nga letra. Fëmijët më të vegjël, lejojini t’i fusin duart në tas e ta përziejnë supën e luleve. Fëmijëve pak më të rritur, ofrojuni një lugë të madhe dhe nxitini që ta përziejnë supën dhe t’i nxjerrin lulet një nga një nga supa. Qëndroni pranë  fëmijës gjatë lojës dhe shoqërojeni lojën me fjalë dhe emocione.