Bredhi senzorik

Materialet dhe mjetet: për këtë aktivitet duhet të mblidhni shumë materiale të cilat mund t’i përdorni për t’i ngjitur në pemë, p.sh. fasule, oriz, copa të ndryshme tekstili, pulla, etj.

Zhvillimi aktivitetit: Jemi mësuar të shohim bredha nga më të ndryshmit me zbukurimet më të mira dhe ngjyrat e theksuara. Kësaj radhe të provojmë me fëmijët tanë të bëjmë një bredh në fletë më ndryshe se të tjerët. Bredhin senzorik.

Fillimisht vizatoni në fletë një bredh pak më të madh për fëmijën tuaj dhe kufizojeni atë me letra të trasha rreth e rreth apo penj të trashë, çfarëdo që keni në shtëpi. Më pas, në mesin e bredhit shtrini një brumë të hollë që e përgatisni me ujë dhe miell, vetëm se bëjeni më të lëngshëm. Kur fëmija ta lyejë me këtë brumë të lëngshëm gjithë brendësinë e bredhit, atëherë jeni gati për të vendosur brenda bredhit çdo gjë që i bie në mend fëmijës suaj dhe çfarëdo që keni në kuzhinën dhe dhomën tuaj. Ja disa ide për ju, mund të vendosni disa kokrra fasule dhe disa kokrra kafe, duke i shtuar dhe kokrra orizi dhe kokrra sheqeri, edhe pak vegetë edhe pak shpageta të paziera që i thyen fëmija brenda bredhit, pak rruaza apo pak rrush. Janë shumë të mirëseardhur edhe pak gurë të vegjël nga rruga apo pak kokos të ëmbëlsirave. Sa më shumë llojllojshmëri të gjërave që kemi aq më senzorik dhe më të veçantë do ta kemi bredhin. Lejoni që forca e imagjinatës së fëmijës suaj të shkojë sa më larg që mundet për përdorimin e materialeve të ndryshme, jepini hapësirë duke mos e kufizuar me përdorimin e gjërave të njëjta gjithmonë. Sa më të ndryshme materialet aq më shumë imagjinatë krijon koka e fëmijës.