Rrotullojmë shishen
Zhvillimi i aktivitetit: Sot loja bëhet në dysheme. Vendosni në dysheme 4-5 figura të ndryshme: foto të kafshëve; foto me forma të lëvizjes; foto të rrobave të fëmijës; foto të lodrave të fëmijës, e kështu me radhë. Në vend të fotove, ju mund t’i shpërndani në shtëpi edhe lodrat e preferuara të fëmijës. Fotografitë e objekteve të mbulohen me një leckë apo letër dhe objektet reale sikur ato në foto të vendosen poashtu në dhomë.
Në mes të dyshemesë, vendoseni një shishe [shishen e qumështit, shishe me ujë, etj.] dhe rrotullojeni. Nxiteni fëmijën ta zbulojë fotografinë dhe pastaj ta gjejë objektin real. P.sh. fotografia e një kafshe: qeni dhe një qen lodër. Fëmija e zbulon foton pastaj nëna i thotë fëmijës ta gjejë ku ndodhet qeni lodër. Dhe fëmija e identifikon qenin dhe mundohet ta shqiptojë fjalën “qeni” ose fjalën e ndonjë objekti tjetër.
Ose në vend të fotografive, përdorni objekte reale. E fshehë dhe e gjenë “ bananen” dhe kërkon bananen tjetër.