Përalla “Penguni i vogël”
Materialet dhe mjetet: fleta me ngjyra, gërshërë, ngjitës dhe pulla për t’i bërë sytë.
Zhvillimi i aktivitetit: Na ishte njëherë një pinguin i vogël i cili jetonte me familjen e tij në një ishull shumë të bukur. Aty binte shumë borë gjatë dimrit, dhe pinguini i vogël i shikonte fëmijët tek luanin me topa bore. Ata kënaqeshin në oborrin e shkollës me njëri-tjetrin dhe pinguini i lakmonte shumë. Një ditë e pyeti nënën e tij:
Mami a mund të shkoj dhe unë në kopsht ashtu si fëmijët?
Sigurisht – i tha mamaja, edhe ti do të shkosh në kopshtin e pinguinëve, dhe aty do të mësosh shumë gjëra për jetën e pinguinëve. Aty do të zësh shumë shokë dhe shoqe dhe do të zhvilloni plot aktivitete bashkë. Pinguini u gëzua shumë që së shpejti edhe ai do të shkonte në kopsht bashkë me pinguinët e moshës së tij.
Ai mendoi të shkonte dhe të shikonte nga dritarja se çfarë po bënin fëmijët në kopshtin e tyre. Deoni, një djalë i vogël, u propozoi shokëve që të punonin një pinguin. Oh sa mirë! – tha Lorisi. Unë po e përgatis kapelën e pinguinit, ndërsa unë – tha Tea – po i përgatis pjesët e trupit. Ndërsa Etani vendosi t’i ngjyroste pjesët e përgatitura nga Deoni dhe Lorisi.
Detyra
Ndihmoni Deonin dhe Lorisin t’i përgatisin pjesët si në modelin e treguar në fotografi, ndërkohë ngjyrosni dhe plotësoni figurën e pinguinit.