Përalla “Foka dhe peshku”
Zhvillimi i aktivitetit: Foka kishte ngulur shikimin në valët e oqeanit që po përplaseshin me forcë mbi shkëmbin në të cilin ishte ulur. Ajo përplasej aq shumë sa e lagte të tërin dhe kjo e bëri të qeshte me gjithë shpirt. Ndërkohë aty afrohet Era. Ajo është një vajzë e vogël e cila kujdeset për fokat së bashku me prindërit e saj. Çfarë po bën? – e pyet ajo. Asgjë, po argëtohem duke parë valët e oqeanit. Eja të luajmë bashkë dhe të shohim mos zëmë ndonjë peshk. Ej, shihe atë peshkun aty tek shkëmbi – tha ajo. Sa hap e mbyll sytë foka u zhyt në ujë, e kapi peshkun dhe ia solli Erës. Të lumtë – thotë Era , por a s’po e mban për vete që të ushqehesh për mëngjes? Jo, unë kam ngrënë – tha foka. Mund ta marrësh e të bësh një supë peshku, unë e di që juve ju pëlqen shumë. Era u gëzua shumë dhe së bashku me fokën filluan të kërcenin së bashku. Edhe fokat e tjera iu bashkëngjitën vallëzimit.
Nga buzë oqeanit dëgjohej e qeshura dhe zhurma e hapave që lëshonin duke vallëzuar.
Bisedoni me fëmijën që të kuptojë se cilat janë ushqimet që përdoren në dimër nga njerëzit.