Një mural në dritaren e shtëpisë
Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, gërshërë, ngjitës, pambuk ose copa të materialit tekstil me ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Meqenëse pranvera ka ardhur, ajo na kujton lulet si dhe shpendët shtegtarë që do të vijnë së shpejti në vendin tonë. Së bashku me fëmijën diskutoni se cilat janë cilësitë e pranverës dhe lejojeni fëmijën të zgjedhë se çfarë do të vendosë në dritare për të ndërtuar pranverën e tij/saj. Me ndihmën tuaj, fëmija mund të vizatojë lule me ngjyra të ndryshme si dhe kafshë që dëshiron t’i vendosë në muralin e dritares.
Fëmija mund ta zbukurojë me pambuk ose ndonjë material tjetër që dëshiron në mënyrë që t’i japë sa më shumë hijeshi pranverës.