Nëna ime
Materialet dhe mjetet: Fletë e bardhë, ngjyra të drurit, gërshërë, ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot është dita e nënës, prandaj fëmija do të përgatisë një kartolinë për nënën e tij/saj. Fëmija mund ta përgatisë kartolinën duke përdorur dorën e vet të cilën e ngjyros me ngjyrën që dëshiron dhe në fund të gishtave mund të vendosë lule. Gjithashtu, për këtë aktivitet mund të printohet fotoja e dytë të cilën fëmija mund ta ngjyrosë dhe mund t’i presë format, e pastaj t’i ngjisë në një fletë me ngjyra. Po ashtu, fëmija mund ta ngjyrosë dorën me ngjyra të ndryshme, dhe ta stampojë në një fletë dhe t’ia dhurojë nënës.