Natyra në pranverë

Zhvillimi i aktivitetit: Pikturimi në letër alumini është gjithmonë një aktivitet në të cilin përfshihen me shumë dëshirë fëmijët e vegjël. Një aktivitet i tillë kërkon shumë pak përgatitje nga ana juaj. Thjeshtë ndani një pjesë të letrës së aluminit dhe vendoseni në tavolinë apo në një sipërfaqe të rrafshët. Jepini fëmijës ngjyra të ujit, një brushë ose pastruese të veshëve dhe kërkoni ta pikturojë natyrën se si duket ajo në pranëverë. Bisedoni me të lidhur me motin dhe natyrën në pranverë. Kërkojini të kujtojë se çfarë sheh kur dilni jashtë: p.sh sheh diellin me ngjyrë të verdhë, pastaj qiellin me ngjyrë të kaltër, barin dhe natyrën me ngjyrë të gjelbër, lulet me shumë ngjyra, etj. Kërkojini fëmijës që ta pikturojë natyrën dhe motin në pranverë në letrën e aluminit me ngjyra të ujit. Pastaj lejojeni të luajë ose të pikturojë me ngjyra sipas dëshirës. Në fund pyeteni se çfarë ka pikturuar dhe kështu ai/ajo do t’ju tregojë se çfarë paraqet për të për të çfarëdo gjurme që e ka bërë me ngjyra.