Lule mimoza
Materialet dhe mjetet: Fletë e bardhe, ngjyra, gërshërë apo sallatë e gjelbër dhe 4 vezë të ziera.
Zhvillimi i aktivitetit: Në pranverë, lulja e parë e cila çelë është lule mimoza. Për këtë ajo mbetet lulja e preferuar e fëmijëve për t’ua dërguar nënave dhe edukatoreve. Prandaj, sot fëmija mund të vizatojë një lule mimoza ose mund të përgatisë së bashku me fëmijën një sallatë mimoza, e cila përgatitet me sallatë të gjelbër dhe me vezë të ziera të cilat përdoren për t’i dhënë formën e lules mimozë. Për ta zbukuruar sallatën mund të përdoren edhe qepët e njoma. Sot fëmija do të krijojë një kartolinë për nënën. Më pas, fëmija mund të ushqehet me sallatën e përgatitur. Ndërkohë që fëmija merr pjesë në përgatitjen e sallatës duhet të diskutoni me të rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.
Ndërkohë nënat mund të gatuajnë tortën mimoza, dhe në këtë mënyrë fëmija do ta kujtojë më lehtë lule mimozën.