Mesazhi sekret
Materialet e nevojshme: shishe plastike të vogla, letër, laps dhe një kovë e madhe me ujë.
Zhvillimi i aktivitetit: Për aktivitetin e sotëm duhet të mblidhni disa shishe të vogla uji, në të cilat do të vendosni një mesazh për fëmijën. Secila shishe përmban një pjesë të mesazhit, kështu që prindi brenda shishes mund të vendosë një shkronjë, një fotografi, një numër, një vizatim, një ngjyrë të caktuar apo çfarëdo shenje e cila do ta ndihmojë fëmijën të gjejë për çfarë bëhet fjalë. Shishet hidhen në ujë dhe fëmija duhet t’i marrë ato një nga një, derisa të arrijë ta gjejë se për çfarë bëhet fjalë. Zakonisht mund të zgjidhet një objekt i cili gjendet në dhomën e ndejës apo në dhomën e fëmijës. Mund të jetë edhe diçka që fëmija e dëshiron shumë.
Mund ta bëni këtë aktivitet edhe me shkronja të mëdha. Fëmija merr një nga një shishet dhe i renditë shkronjat në dysheme. Pra, fëmija, me ndihmën tuaj, duhet të gjejë se për çfarë bëhet fjalë. Ju e ndihmoni fëmijën të rendisë shkronjat duke ia shqiptuar fjalën, dhe ai/ajo të qëllojë ku e ka vendin shkronja që ka gjetur. Nuk është e nevojshme që fëmija t’i njohë shkronjat në këtë moshë, prandaj ju duhet ta ndihmoni në formulimin e fjalës.
Ky aktivitet e ndihmon shumë fëmijën të krijojë aftësinë e të kuptuarit të shkronjave dhe fjalëve që përfshihen në lojë.