Kukullat e gjyshes sime
Materialet dhe mjetet: doreza, pambuk ose letër higjienike.
Zhvillimi i aktivitetit: Gjyshërit tanë nuk kanë pasur lodra dhe zakonisht i kanë krijuar vetë lodrat e tyre. Është mirë që gjyshërit t’i ndajnë këto biseda dhe përvoja me nipat dhe mbesat e tyre.
Gjyshet zakonisht thurin çorapë dhe xhemperë për dimër, andaj kësaj radhe do të realizojnë me nipat dhe mbesat e tyre kukulla me dorezat dimërore. Prindër të dashur, inkurajoni gjyshërit që gjatë përgatitjes së kukullës të tregojnë se si ata nuk kanë pasur lodra si të vegjël dhe kanë qepur lodra vetë apo i kanë krijuar me gjëra të ndryshme. Historitë e tilla janë pasuri për fëmijët tuaj.
Ndërkohë, me një dorezë dimërore ndihmoni fëmijët dhe gjyshërit të krijojnë një kukull lodër. Ju mjafton pak pambuk apo palloma tualeti për ta mbushur dorezën dhe për të krijuar kukullën sikur në foto.