Loja me enigma (puzzles)
Sa ju pëlqejnë lojrat me enigma/puzzles?
Për fëmijët këto janë ndër lojrat e tyre më të preferuara, prandaj: krijoni lojra me enigma/puzzles me figura të ndryshme prej letre ose çfarëdo materiali që e keni në shtëpi e që nuk e përdorni më.
Pritini në pjesë të çuditshme dhe kërkoni nga fëmijët që ta gjejnë formën e tyre të vërtetë. Shembull:
– Figura të ndryshme apo foto nga vende të ndryshme.
– Çorape të vjetra me ngjyra.
– Bluza që fëmijët nuk i veshin më.
– Kuti të qumështit.
– Lëkura e portokallit.
– Një patate të madhe të prerë në pjesë të ndryshme.
Ju mund ta vështirësoni lojën duke i prerë herën e parë në tre ose katër pjesë e pastaj në më shumë pjesë [8 – 12].