Gjethet e pemës
Materialet dhe mjetet: Gjethe, ngjyra tempero, letër
Aktiviteti :
Në oborrin tuaj apo pranë ndonjë druri më të afërt, merrni disa gjethe dhe pasi të hyni në shtëpi, kërkoni nga fëmija t’i numërojë ato. Përgatitni atij / asaj një fletë me numra të shkruar nga 1 deri në 4, si dhe ngjyrat tempero dhe udhëzojeni fëmijën që më parë gjethin ta vendosë në ngjyrë, e pastaj atë ta shtypë në letër afër simbolit të numrit përkatës (afër numrit një – një gjethe, numrit dy – dy gjethe, …) Për ta bërë aktivitetin më atraktiv ju mund t’ia lëshoni fëmijës videon me këngën “Gjethet e pemës”.
Kërkesë: Video me këngën “Gjethet e Pemës”