Dita e emocioneve
Zhvillimi i aktivitetit: Në 1 ose 2 tullumbace të fryra pak dhe të lidhura me kujdes, vizatoni një fytyrë me një ose dy emocione. Tregojani fëmijës tullumbacen me mimikën e vizatuar në të dhe imitojeni edhe ju atë mimikë.
Më pas jepini fëmijës tullumbacen dhe lejojeni të luajë e të manovrojë me të sa të dojë. Herë pas here, kthejuni figurës që shpreh emocionin dhe thoni emrin e emocionit: I gëzuar? I qeshur? dhe më pas imitojeni atë fytyrë. Prisni pak, dhe do të shikoni që edhe fëmija do ta imitojë fytyrën tuaj.
Nëse fëmija është pak më i/e madh/e, shtojeni numrin e tullumbaceve me emocione.