Jastëku i luleve
Për këtë aktivitet prindërve u nevojitet një ngjitës i rrumbullakët, një qese e cila është e trashë, ujë dhe lule të ndryshme. Ky është një aktivitet shumë argëtues, por në të njëjtën kohë edhe relaksues. Mund të përdoret një qese e trashë e tejdukshme të cilën e mbushni me ujë dhe në të hidhni lule të ndryshme. Ky jastëk vendoset në tokë dhe fëmija e shtyp me dorë dhe me këmbë dhe mund të ecë nëpër të. Ky jastëk mund të bëhet edhe me bizele, të cilat shpërndahen kur fëmija i shkel me këmbë apo i shtyp me duar.
Një mënyrë tjetër është përmes të përgatitjes të “slajmit” (slime – substancë rrëshqitëse) me ngjyra të ndryshme që futen në qese të ndryshme të cilat ngjiten pranë njëra-tjetrës si qilim. Ky është qilimi sensorik që i argëton pa masë fëmijët, ndërkohë që shkel një ngjyrë tregon objekte që i pëlqejnë me atë ngjyrë.