Çdo ditë e re një përgjegjësi më shumë

Materialet dhe mjetet: Një gotë, fletushka të vogla dhe laps.
Zhvillimi i aktivitetit: Që fëmija juaj të fillojë të marrë përgjegjësi duhet të fillojmë sa më gradualisht që të mundemi, preferohet në formë të lojës që përgjegjësia të asocojë edhe me kënaqësi në të njëjtën kohë. Për këtë lojë ju nevojitet që të përgatisni disa fletushka me detyra të ndryshme për 7 ditë, p.sh. një prej tyre mund të jetë të pastrojë tavolinën, t’i hedhë mbeturinat, të ushqejë qenin, të palosë teshat e shumë të tjera. Çdo mëngjes, fëmija mund ta tërheqë një fletushkë dhe të kryejë detyrën që ka zgjedhur.
Kur këto 7 ditë të përfundojnë, përgatisni ushqimin ose ëmbëlsirën e preferuar për të vegjlit tuaj duke i shpërblyer ata që sa të mirë dhe të përkushtuar kanë qenë.