Rrobat e gjyshërve
Materialet dhe mjetet: rroba të gjyshërve ose të tjera
Zhvillimi i aktivitetit: Merrni disa rroba të gjyshërve dhe ndihmojini fëmijës t’i shtrijë ato dhe t’i rëndisë ashtu si vishet gjyshja apo gjyshi. Kërkoni fëmijës të vendosë sa më shumë detaje, p.sh. çfarë vendosë gjyshi ose gjyshja në kokë, etj.
Në qoftë se nuk keni rroba të gjyshërve, me rrobat tuaja improvizoni dhe visheni fëmijën si gjyshi/gjyshja. Lejojini të bëjnë lojë të lirë duke imituar gjyshin/en. Pasi ta keni bërë këtë lojë së bashku, nëse gjyshi ose gjyshja është larg dhe nuk jetoni së bashku, ofroni mundësi që fëmija juaj të bisedojë në telefon me gjyshërit vetëm, e t’i tregojë se si është veshur sot si gjyshi/gjyshja. Lëreni ta vazhdojë bisedën vetëm me gjyshin/gjyshen…biseda në telefon së bashku me ju nuk ka të njëjtin ndikim dhe nuk siguron të njëjtën lidhje sikurse kur fëmijës i ofrohet mundësi që vetëm ai/ajo të bisedojë me gjyshërit pa qenë edhe ju të përfshirë në bisedë.