Retë

Materialet dhe mjetet:

Fletë të bardha, gërshërë, ngjyra të ujit, ngjitës, pambuk, oriz, letër tualeti, biber i zi

Aktiviteti:

Retë janë treguesi që na bënë ta kuptojmë se si është dhe si do të jetë moti. Ju sot dilni me fëmijën jashtë për t’i shikuar retë, dhe nxiteni imagjinatën e fëmijës duke i kërkuar që t’i përshkruaj ato, si: çfarë ngjyre kanë, çfarë forme, etj. Tregoni fëmijës që ato munden me qenë të bardha si topa pambuku që na tregojnë që moti është i kthjelltë, dhe të errëta që na sjellin shumë shi.

Tani në vjeshtë, ato kryesisht do të jenë të errëta me shumë shi. Ju sot informojeni  fëmijën tuaj për aktivitetin që do ta realizojnë: në një fletë të bardhë vizatoni dy re të cilat pastaj fëmija juaj do t’i pres me gërshërë dhe t’i ngjes ato në një fletë të bardhë. Fëmija do t’i mbushë retë e prera dhe të ngjitura në fletë të bardha, njërën re me biber të zi, dhe tjetrën me pambuk, oriz, letër tualeti. Njëra re do të jetë e bardhë, ndërsa tjetra ngjyrë hiri e errët. Pastaj pyteni fëmijën se cila nga këto dy re sjell shi, dhe kërkoni nga fëmija që nën renë e errët t’i bëjë pikat e shiut duke i lyer gishtrinjët me ngjyrë të kaltër, dhe duke i shtypur në letër.

Në fund, mundësojani fëmijës që punimin e përfunduar ta ngjetë aty ku i pëlqen.