Loja me flluska
Zhvillimi i aktivitetit: Kjo lojë mund të luhet me fëmijë edhe më të vegjël. Me pak ujë dhe sapun krijoni një masë shkumëzuese, nga e cila vetëm duke fryrë me një pipë mund të krijohen qindra flluska sapuni. Nëse fëmija është më i/e vogël, fryni ju flluskat dhe shikoni reagimin e mrekullueshëm të foshnjes suaj. Nëse fëmija është pak më i/e madh/e dhe di të fryjë, lejojeni ta bëjë këtë e t’i bëjë vetë flluskat e tij/saj. Kjo lojë do të ishte më e mirë nëse luhet jashtë në natyrë dhe fëmijës i jepet mundësia që të zvarritet apo të ecë jashtë duke kapur flluskat.