Përalla “Ku fle ariu polar”
Zhvillimi i aktivitetit: Shtëpia e Lorisit është mbi një shkëmb të madh në shpatin e malit dhe është përballë me oqeanin. Sot është shumë ftohtë, dhe çdo gjë ka ngrirë. Nga dritarja shihet vetëm borë që ka mbërritur deri tek lartësia e dritareve. Lorisi është shumë i brengosur pasi nuk ka mundur ta takojë arushin e bardhë polar që jeton shumë pranë shtëpisë së tyre. Ai vrapon tek nëna e tij dhe i thotë: “Mami, ka rënë shumë borë dhe ariu i bardhë ka ftohtë, dhe nuk ka shtëpi ku të flejë”. Ajo e pa me dashuri, dhe ia fërkoi flokët kaçurrele e i tha: “Loris, nuk duhet të brengosesh pasi ariu e ka lëkurën e trashë dhe ka një gëzof të mrekullueshëm që e mbron nga të ftohtit. Ai është i zgjuar porsi ti, dhe që në verë kur është nxehtë është kujdesur për të rregulluar strofullin e tij për gjumin e dimrit. Ariu i bardhë e ka strofullin e tij tek shkëmbi lart në mal, ku e kemi parë gjatë verës”.
– Pse a fle ariu? – pyeti ai i çuditur.
– Po Loris, meqenëse ditët e ftohta janë shumë, ai bie në gjumin e dimrit dhe zgjohet kur të vijë pranvera.
– Mami, po ariun a nuk e merr uria që fle aq gjatë. – Jo, ai e ka trupin e përgatitur për ta përballuar dimrin.
– Sa mirë mami sikur edhe unë të isha ari dhe të flija gjithë dimrin. Të dy qeshën me shakanë e Lorisit. Mami e përqafoi fort dhe filloi t’i tregonte edhe për kafshët
e tjera të dimrit.
Bisedoni me fëmijën se me se ushqehen arinjtë.