Babi/kujdestari im kampion
Zhvillimi i aktivitetit: Vishuni të dy dhe dilni të shëtisni së bashku së paku për 30 minuta, vetëm ju të dy – babë/kujdestar e bijë/bir. Nxiteni fëmijën që të ecë apo vrapojë vetë. Pasi të ktheheni në shtëpi, pyeteni fëmijën kush është babi/kujdestari më i mirë në botë? Pse? Çfarë bën ai më mirë? Çfarë i pëlqen më shumë fëmijës tek ai? Sugjerojini që ta bëni së bashku një medalje për babin/kujdestarin më të mirë. Lejojeni fëmijën të përpiqet që ta bëjë vetë medaljen për ju.