Albumi i flamujve të vendeve të Europës
Për këtë aktivitet mund të përdoret një libër i cili i ka flamujt e shteteve të ndryshme të Europës. Për fëmijët mund të jetë atraktive të flitet për flamujt e ekipeve sportive.
Ose prindërit mund të përdorin video në YouTube në të cilat paraqiten flamujt e shteteve të Europës.
– Shikoni bashkë me fëmijët flamujt e shteteve të ndryshme (sidomos të shteteve të rajonit), duke ua treguar një ose dy karakeristika të secilit shtet,
– Pasi fëmijët të jenë informuar për flamujt, atyre u kërkohet që t’i vizatojnë flamujt që u kanë pëlqyer.
– Fëmijët i presin flamujt e vizatuar dhe me ta krijojnë një album në kujtim të ditës së Europës.
– Fëmijët mund ta zgjedhin një flamur dhe ta punojnë me çfarëdo materiali riciklues që e keni në shtëpi [kapakë të shisheve, letra me ngjyrë, tuba letre, plastelinë/brumë, ngjyra, etj].