Kontakti
Ju lutem na kontaktoni nëse keni pyetje shtesë
Pyetjet më të shpeshta nga përdoruesit!
Ju lutem, klikoni mbi pyetjen për të parë përgjigjen e dhënë nga eksperti për kujdes, zhvillim dhe edukim në fëmijërinë e hershme.
1. Si përdoret kjo platformë?
Hapi 1: Pasi jeni kyçur në platformën tonë duke e vizituar adresën web: https://edukimihershem.rks-gov.net/
Hapi 2: Në fillim do të ju shfaqen menytë kryesore: Fillo Aktivitetin Ditor apo Informata për COVID-19.
Hapi 3: Nëse klikoni në menynë “Fillo aktivitetin ditor”, aty do të ju shfaqen aktivitetet ditore për moshën 0-3 vjeç dhe moshën 3-6 vjeç.
Hapi 4: Ju duhet të zgjedheni moshën që ka fëmija juaj, pastaj klikoni në titullin e aktivitetit, aty do të ju shfaqet përmbajtja e aktivitetit. Lexojeni aktivitetin, bëni përgaditjet e nevojshme bashkë me fëmiun tuaj dhe filloni realizimin e aktivitetit.
Për më shumë informacione rreth zhvillimit të fëmijëve, ju mund të klikoni edhe tek “materialet mbështetëse” dhe aty do të keni fotografi të fëmijëve të realizuar në kushte shtëpie, dokumente të ndryshme të cilat i dedikohen zhvillimit të fëmijëve në aspekte të ndryshme zhvillimore në moshën e hershme, pra moshën 0-6 vjeç.
2. Sa duhet të përfshihem unë si prind në aktivitetin e fëmijës?
- Ju si prind, fillimisht prezantoni aktivitetin nga fillimi e deri në fund se si realizohet, në mënyrë që të nxisni vëmendjen e fëmijës në përcjelljen e aktivitetit hap pas hapi. Aktivitetet janë të përgatitura që të jenë të vështira në pjesë të ndryshme, me qëllim që fëmija të mësojë gjëra të reja, dhe vetëm kur fëmija ju pyet atëherë jepni disa informata të shkurtra duke pritur nga ai/ajo të gjejë zgjidhjen.
- Fillimisht ju duhet të vendosni së bashku me fëmijën për kohën se kur do ta zhvilloni aktivitetin. Është e preferueshme të ketë një orar të caktuar brenda ditës kur do të zhvillohet aktiviteti.
- Shpjegoni aktivitetin fëmijës si dhe mënyrën se si do të duhet të zhvillohet ai.
- Zgjidhni së bashku me fëmijën materialet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit.
- Fëmijën e ndihmoni kur nuk mundet të kryejë vet ndonjë aspekt të aktivitetit.
- Ju mund t’i bashkëngjiteni aktivitetit kur fëmija e kërkon këtë që të pasurohet aktiviteti, e jo që ta kryeni aktivitetin për të.
- Në rastet kur vendosni që të keni një projekt të përbashkët, fillimisht vendosni se cilat janë rolet e secilit brenda projektit dhe ndihmoni njëri-tjetrin kur është e nevojshme.
3. Çka nëse fëmija nuk dëshiron ta zhvillojë aktivitetin, apo refuzon ta bëjë siç është paraparë në aktivitetin e dërguar?
Nëse fëmija refuzon ta zhvilloje aktivitetin, atëherë duhet të bisedoni me fëmijën se kur mund ta zhvillojë më vonë gjatë ditës.
Nëse fëmija nuk ka disponim për arsye shëndetësore, mos e obligoni ta kryejë, mund ta realizojë një ditë tjetër.
- Nëse fëmija dëshiron të bëjë diçka tjetër, dhe jo aktivitetin e postuar në platformë, lejoni fëmijën të përzgjedhë, nëse tani dëshiron të bëjë ndonjë aktivitet tjetër.
- Filloni duke e pyetur pse nuk dëshiron ta bëjë atë dhe si do ta ndryshonte që të jetë më atraktive për të.
- Nëse dëshiron ta bëjë ndryshe, lejoni fëmijën ta realizojë në mënyrën e vet pasi e rëndësishme është të arrihet objektivi i aktivitetit ditor, përndryshe fëmijën duhet ta lejoni ta zhvillojë imagjinatën e vet, duhet ta lejoni që të jetë sa më kreativ në realizimin e aktivitetit