Veshjet kombëtare
Materialet dhe mjetet: një karton, marker, fleta për vizatim, ngjyra, gërshërë dhe ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm u kushtohet veshjeve kombëtare, të cilat janë të ndryshme në varësi të zonës. Që fëmija të kuptoj origjinën e tij/saj i tregoni për qytetin apo fshatin ku keni lindur ju apo prindërit tuaj dhe përdorni ndonjë video apo fotografi që tregon për veshjet tradicionale të origjinës tuaj. Diskutoni me fëmijën se si veshjet tona kanë shumë ngjyra të bukura. Më pas i kërkoni fëmijës të kompletojë një veshje përmes vizatimit. Vizatimin e bën sipas dëshirës në një fletë dhe pastaj i pret me gërshërë pjesët e veshjes, p.sh., pantallonat, bluzën etj. Në krijimin e veshjes mund të përdorni edhe kapakë të shisheve, apo materiale te tjera që ju gjenden në shtëpi për t’i zbukuruar veshjet (p.sh. fije peri me ngjyra, materiale të bezes, apo mund të përdoren edhe copa letre me ngjyra). Veshjen e krijuar e ngjitni në një karton dhe e vendosni në këndin apo ekspozitën tuaj. Lejojeni fëmijën të jetë sa më kreativ në përgatitjen e këtij aktiviteti. Për këtë aktivitet mund të përdorni edhe materiale të tekstilit, duke i dhënë edhe më shumë kuptim veshjes.