‘Shkarravisim & Vizatojmë’ atë çfarë na pëlqen
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ju nevojitet një kuti kartoni ose një letër e bardhë e madhe dhe disa markera ose lapsa.
Futeni brenda në kuti fëmijën dhe jepjani një marker. Do të kënaqet duke ‘vizatuar’ dhe më pas do t’ju tregojë se çfarë ka bërë.
Nëse nuk keni kuti, në një cep të dhomës ose tek dera ngjiteni letrën dhe lejojeni fëmijën të ‘vizatojë’. Vëzhgojeni me kujdes dhe herë pas here pyeteni çfarë po bën.
Nëse fëmija është më i/e vogël, ju mund ta vendosni në një kuti ku keni hedhur edhe lodra të buta me ngjyra dhe ta lejoni të luajë e të manovrojë me to.