T’i mësojmë shkronjat duke shkruar në borë
Materialet dhe mjetet: shkumë rroje ose krem i ëmbëlsirave dhe një tabak
Zhvillimi i aktivitetit: Ky është një aktivitet ndijor argëtues, si dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të praktikuar fillimin e shkrimit. Në të vërtetë nuk është bora që po përdorim, është vetëm shkumë rroje ose krem apo shllag që përdoret për t’i përgatitur tortat. Ky është një aktivitet argëtues për të praktikuar format e shkronjave dhe numrave, kështu që shtrini shkumën e rrojës apo kremin e tortave në një tabak ku që servirni gotat. Nuk keni nevojë për shumë shkumë apo krem, thjesht spërkateni tabakanë dhe shtrijeni atë me një shpatull. Pastaj bëni që fëmija juaj të praktikojë shkrimin e shkronjave ose numrave.
Ose mund të hidhni më shumë dhe të fshihni brenda shkumës apo kremit copat e vogla të letrave me numra apo shkronja, dhe për secilën që e gjen fëmija duhet të tregojë një objekt që gjendet brenda shtëpisë me atë shkronjë, apo të numërojë objektet sipas numrit që i qëllon. Kombinimi i të dyjave është edhe më mirë.
Këtë aktivitet mund ta bëni edhe me miell të bardhë, por ndjesia që jep shkuma ose kremi krijon memorie më të këndshme.