Bora në enë
Materialet dhe mjetet: enë e rrafshët, shkumë rroje, kos/jogurt, krip/sheqer, miell, oriz.
Zhvillimi i aktivitetit: Në një enë të rrafshët vendosni shkumë rroje ose kos/jogurt apo krip/sheqer. Secila nga këto materiale le të jetë si zëvendësim për borën. Vendoseni enën para fëmijës dhe lejojeni atë të manipulojë me materialin që keni përzgjedhur duke vizatuar figura të ndryshme, p.sh dordolecë ose gjëra të tjera. Apo thjeshtë të eksplorojë me materialin. Për ta bërë lojën më argëtuese dhe për ta nxitur imagjinatën vini në dispozicion objekte apo lodra të ndryshme; si p.sh. makina dhe pretendoni që makina po ecën “mbi borë” dhe vëzhgoni gjurmët që i lë pas. Ose nëse përdorni krip/sheqer apo miell/oriz ofroni gjëra që mund të mbushen dhe zbrazen duke pretenduar që po e mbushni dhe zbrazni kovën me “borë”, etj. Vizatoni dordolecë në një gotë transparente, mbushni gotën me miell/krip/sheqer dhe shikoni se si formohet dordoleci.
Për ta pasuruar përvojën shqisore ju mund të përzieni oriz, miell dhe sheqer dhe të vëni në dispozicion për lojë figura që simbolizojnë stinën e dimrit.