“Pemët në dimër”
Materialet dhe mjetet: pemët që i keni në shtëpi.
Zhvillimi i aktivitetit: Mësojani fëmijës rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe lejojeni atë t’i demonstrojë njohuritë e veta për ushqimet e shëndetshme me këtë aktivitet argëtues.
Merrni disa pemë që i keni në shtëpi, të stinës së dimrit. Për shembull: mollë, dardhë, gështenjë apo ndonjë tjetër.
Së bashku me fëmijën, ndajeni një pemë në dy pjesë: njërën pjesë vendoseni në pjatë, kurse tjetrën vendoseni në furrë për ta pjekur.
Pasi pema të piqet, merrni të dy pjesët e pemës dhe shijojeni atë në dy format, së bashku me fëmijën.
Lejoni fëmijën që të tregojë për shijen e të dy pjesëve.
Ky aktivitet përdoret në mënyrë të shkëlqyer si aktivitet diskutimi me fëmijën në lidhje me ushqimin e shëndetshëm.
Mundohuni ta mësoni fëmijën që pemët t’i hajë në të dy format.