Flamuri kombëtar
Materialet dhe mjetet: flamur, revistë.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot para fëmijës paraqitni flamurin kombëtar, e nëse nuk keni flamur mundohuni ta gjeni në libra apo në ndonjë revistë për fëmijë ose shikoni foton këtu në platformë. Tregoni fëmijës se ky flamur është flamuri ynë kombëtar, është i kuq dhe në mes ka shqiponjën e zezë. Ky flamur është i Shqipërisë.
Shikoni videon e filmit për flamurin nëse keni mundësi apo ndonjë revistë ku janë figurat si: Ismajl Qemali, Marigona duke e qëndisur flamurin etj.
Flisni për ato që janë vërejtur në video apo në revista së bashku me fëmijën.
Dëgjojeni himnin apo nëse e dini këndojeni së bashku me fëmijën. Shpjegojani se flamuri dhe himni kombëtar janë simbolet tona kombëtare sepse ato na përfaqësojnë si komb.