Ne pastrojmë shtëpinë

Materialet dhe mjetet: fshesë, leckë për tharje, spërkatës xhamash.

Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën sot do të organizoni pastrimin e shtëpisë. Ndani detyrat së bashku dhe lejojeni fëmijën që t’i kryejë disa punë që janë më të lehta për të, p.sh. t’i palosë rrobat, t’i pastrojë tavolinat, t’i palosë këpucët, dhe punë të tjera që fëmijët mund t’i kryejnë. Mos e ndihmoni, ai/ajo mund ta bëjë këtë vetë.

Pasi ta ketë përfunduar, lavdërojeni duke i thënë: “Të lumtë!”, ”Sa bukur i ke pastruar!”, ”Je shumë i shkathët!”,…etj. Le t’i imitojë edhe disa punë që ju i kryeni brenda në shtëpi.

Bashkë me ju ose me motrën/vëllanë, së bashku mund të bëni gara se kush i kryen punët më së miri.

Mund të flisni edhe për shëndetin që mund të fitoni kur shtëpia është e pastër.