Treni me arra
Materialet dhe mjetet: Arra, ngjitës,
Për aktivitetin sot ju nevojiten disa arra më të cilat ju në fillim do ta luani një lojë të vjetër popullore te cilën e kanë luajtur në fëmijërinë e tyre edhe gjyshërit tuaj. Në fillim kërkoni nga fëmija që ti rendit disa arra, e para, e dyta, e treta, në një vijë të drejtë dhe fëmija të qëndrojë përballë në një largësi prej një metër. Fëmija më një arrë në dorë do të mundohet ti qëllojë arrat të cilat i ka përballë. Kërkoni nga fëmija që gjatë lojës të tregon se me arrën që e gjuan sa arra i ka qëlluar dhe numëroni bashkë ato.
Arrat që fëmija i ka qëlluar janë arrat e tij të fituara, ato thyeni me kujdes në dy pjesë, se me lëvozhgën e arrës fëmija do ta punojë një tren të vogël duke i renditur ato dhe duke i ngjitur me ngjitës të dyanshëm me pjesën e hapur lartë në një letër të forte dhe derisa fëmija punon ju bëni pyetje cila është lokomotiva, sa vagona janë, cili është i pari, cili është i dyti, aq vagona sa fëmija dëshiron të rendit. Sipas dëshirës së fëmijës vagonat mundet ti mbush me lodra të imta që i ka.
Kërkesë: Ilustrime, fotografi të lojës me arra ose birila pasi e kanë të njëjtin rregull.