Më pëlqen, s’më pëlqen
Sot mjafton të uleni së bashku dhe ta shikoni një album familjar në të cilin janë të vendosura edhe fotografi të prindërve kur kanë qenë të vegjël.
– Shikoni fotot bashkë me fëmijët dhe tregojuni atyre për gjërat që ju pëlqenin dhe nuk ju pëlqenin kur ju ishit të vegjël.
– Më pas kërkoni nga fëmijët që t’ju tregojnë për veten e tyre dhe gjërat që u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë.
– Përfshini sa më shumë gjëra rreth fëmijës, p.sh. ngjyra që i pëlqen dhe që nuk i pëlqen, pastaj ushqimi, lodrat, vendi, veshja, aktiviteti, kënga, vendet që i keni parë së bashku, etj.
– Nxiteni fëmijën që t’i tregojë edhe arsyet pse i pëlqen apo pse nuk i pëlqen ndonjë gjë.
Në fund, fëmija mund të zgjedhë që ta bëjë me ju në shtëpi një prej aktiviteteve që i pëlqen më shumë.