Balonat lartë
Për këtë lojë ju duhen disa balona. Ju mund t’i përdorni si balona edhe dorëzat plastike që gjatë këtyre ditëve i keni në shtëpi.
– Fryjini të paktën 2-3 prej balonave apo dorëzave plastike bashkë me fëmijët.
– Kërkoni nga fëmija që t’i mbajë ata 2-3 balona sa më lart pa i lënë që të bien në tokë.
– Ju mund të bëni gara me njëri-tjetrin, se kush i mban balonat më gjatë pa rënë.
– Një lojë tjetër të cilën mund ta luani është ajo se kush mbërrin më shpejt në vijën e mbarimit (finish) duke mbajtur një balon në mes të të dy gjunjëve (ashtu si në foto).
Po ashtu, nëse balonat i fryni më pak, sa një top i vogël, fëmijët mund të përpiqen t’i vendosin mbi një lugë dhe t’i bartin deri tek një shportë. Fiton ai/ajo që nuk e rrëzon balonin.