Eksperimenti i vezës
Materialet dhe mjetet: një enë e thellë, ujë, kripë dhe një vezë.
Sot do te zhvilloni aktivitetin e vezës. Fëmijëve është shumë e vështirë tu shpjegohet densiteti, prandaj ky eksperiment ju jep mundësinë të krijojnë idenë se çfarë është densiteti i ujit. Merret një enë e thellë, kuti plastike, gotë apo çfarëdo që është e tejdukshme dhe mbushet me ujë. Fusim vezën e zier ose dhe jo të zier. Fëmija do të shoh se veza qëndron ne fund të gotës apo enës që ju po përdorni. Hidhni dy lugë kripë dhe përziejeni me kujdes. Shtoni kripën derisa veza të qëndron në sipërfaqen e ujit. Shpjegoni me fjalë fëmijës që sa më shumë të rritet sasia e kripës aq më i trashë bëhet uji dhe veza bëhet më e lehtë dhe del në sipërfaqe.
Mund ti shpjegoni fëmijës edhe dallimin në mes ujit të detit dhe atij të liqeneve dhe pse është më e lehtë të notohet ne det me ujë të kripur se sa në liqen me ujë të ëmbël.