Organet e trupit

Materialet dhe mjetet: çarçaf, penj, fasule, qese llastiku, shkopinj druri, pirunë, lugë.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke i treguar për organet e trupit e duke thënë: “Unë jam skeleti. Jam i ndërtuar me eshtra”. Filloni duke i prekur me dorë eshtrat e trupit.

Fillimisht mund të krijoni skeletin e dorës si në figurën e mëposhtme.

Merrni një çarçaf të vjetër dhe me shkopinj druri apo lugë, pirunë apo çfarë të keni në shtëpi, ndihmojeni fëmijën që të ndërtojë skeletin. Në këtë aktivitet fëmija duhet ta ndërtojë skeletin siç e imagjinon ai/ajo, siç e ka parë në filma apo mund ta ndihmoni me ndonjë ilustrim nga interneti.

Pastaj udhëzoni fëmijën duke bërë me dorë në gjoks tek zemra e duke thënë: “Tung, unë jam zemra që nuk lodhem kurrë. Jam si pompë që mbledh gjak”.

Merrni një qese llastiku dhe bëjeni si balon duke e fryrë dhe shfryrë.

Qesen e fryrë e lidhni dhe e vendosni në skeletin e punuar.

Filloni me organin e mushkërive, duke i treguar fëmijës se lidhet me hundën dhe gojën për frymëmarrje. Për t’i punuar mushkëritë merrni dy kokrra fasule dhe i vendosni afër njëra-tjetrës.

Në fund të trupit kemi edhe zorrët që bëjnë tretjen e ushqimit. Merrni disa penj për t’i punuar zorrët sikur në foto.