Trupi im
Siguroni figura ose libra me pjesët e trupit dhe së bashku me fëmijët tuaj:
– Ju mund ta emërtoni secilën pjesë të trupit duke e kënduar dhe duke e shqiptuar atë edhe në gjuhën shqipe edhe në atë angleze.
– Fëmijët mund ta vizatojnë veten në një letër të vogël ose të madhe.
– Me sy të mbyllur, fëmijët mund t’i gjejnë pjesët e trupit kur ju u thoni se për çfarë shërbejnë ato.
– Ata mund t’i punojnë pjesët e trupit me brumë, ose plastelinë, ose t’i presin me gërshërë e më pas t’i vendosin sipas vendit në figurën e madhe.
– Ju mund ta bëni edhe lojën “gjejmë dallimet” në trupin e njerëzve [gjatësia, ngjyra e flokëve, pesha, etj].
– Zgjeroni lojën duke u munduar t’i gjeni dallimet midis fëmijëve dhe të rriturve.