T’i njohim shijet e frutave symbyllurazi
Kjo lojë që e zhvillon shqisën e shijes nxit edhe të menduarit dhe kureshtjen tek fëmijët e moshës 4-5 vjeç dhe luhet symbyllurazi.
Me një shall lehtësisht mbyllni sytë e fëmijës suaj dhe më pas vendoseni fëmijën në karrige dhe para tavolinës vendosni frutat në një pjatë. Frutat të jenë të qëruara dhe në copa të vogla. Kërkojmë nga fëmija që t’i shijojë një nga një duke na treguar shijen që po e provon. Sa herë që e gabon shijen do ta shijojë edhe një copë më tepër të frutit derisa ta qëllojë saktë se për cilin frut është fjala.
Flisni për shijet e frutit: a është i thartë apo i ëmbël, a është i lëngshëm apo i thatë, i fortë apo i butë, sepse në këtë mënyrë ua mësojmë karakteristikat e frutave. Të njëjtën provojeni edhe ju e në këtë rast udhëheqës i lojës do të jetë fëmija juaj.