Aromë Vjeshte

Materialet dhe mjetet:

Enë për zierje, 3 molla, 6 kumbulla, ujë, sheqer, lugë, thikë

Aktiviteti:

Mëqenëse aroma e vjeshtës ka filluar të ndjehet kudo përreth nesh dhe të shihen begatitë e saj, ju sot do të përgatitni më fëmijën tuaj kompot me molla dhe kumbulla. Fillimisht kërkoni nga fëmija që ti pastrojë disa molla dhe kumbulla, i preni ato në copëza dhe gjatë prerjes i  shijoni të freskëta. Bashkë më fëmijën mbusheni gjysmën e një ene për zierje më ujë dhe kërkoni nga fëmija që ti vendos copëzat e frutave në ujë dhe ti shton disa lugë sheqeri.

Vendosni enën për zierje në zjarr të zihet për 20 minuta, gjatë kohës së zierjes krijoni mundësi fëmijës që ta shoh procesin e zierjes dhe ta nuhas aromën e këndshme që e lirojnë frutat e ziera. Kompotin largojeni nga zjarri dhe lejeni të ftohet.

Kërkoni nga fëmija që kompotin ta zbraz në gota dhe t’ju ofron anëtarëve të familjës për ta shijuar së bashku.

Gjatë përgatitjes së kompotit nxiteni fëmijën të flas për frutat e Vjeshtës: cilat janë, kur piqen, çfare ngjyra kanë, çfare dobie kemi prej tyre, gjithashtu pyetni fëmijën tuaj a i pëlqyen më shumë frutat e freskëta apo të ziera. Me fëmijën  dhe anëtarët e tjerë të familjes mund të luani duke i  shijuar  me sy të mbyllur copëzat e frutave të zier dhe të gjeni se cili frut është.