Sllajm me borë
Materialet dhe mjetet: Përgatitja e sllajmit të borës, 3 gota shkumë rroje, 1/2 lugë çaji sodë buke, 1/2 filxhan ngjitës të bardhë, 1-2 lugë kripë, tas për përzierje, shpatull, tabak, kafshë plastike për të luajtur me to
Zhvillimi i aktivitetit: Hidhni tri gota shkumë rroje në një tas përzierjeje, shtoni 1/2 lugë çaji sodë buke dhe 1/2 filxhan ngjitës. Përziejini së bashku. Shtoni 1 lugë gjelle me kripë. E përziejmë vazhdimisht deri sa të trashet. Pastaj e vendosim në tabak dhe e ngjeshim duke i shtuar kripë derisa të marrë formën e brumit të pites. Ftojeni fëmijën tuaj t’ju ndihmojë dhe ta ngjeshë sllajmin.
Me sllajmin e përgatitur mund të bëni kafshë, mund të luani me kafshët që keni në shtëpi apo fëmija mund të bëjë çfarë të dëshirojë.
Pas luajtjes, mund ta ruani sllajmin në një enë të mbyllur për disa ditë.
Në mungesë të materialeve të mësipërme, fëmija mund të bëjë brumë me ujë dhe miell, si brumi i zakonshëm për pite.