Mbjellja e patates
Materialet e nevojshme: shishe e plastikes ose një enë qelqi, dhe një kokërr patate.
Zhvillimi i aktivitetit: Ju me fëmijët mund të mbillni patate, në varësi të vendit ku jetoni dhe kohës që është. Zgjidhni midis patateve të mëdha për pjekje dhe patateve të vogla për mbjellje.
Së bashku me fëmijën, sot krijoni një shishe me dhe. Dilni së bashku jashtë në natyrë dhe lejojeni fëmijën ta mbushë me dhe. Në shtëpi, të gjitha materialet e cekura më lart i vendosni në tavolinë dhe fëmija [me ndihmën tuaj kur ju e shihni të arsyeshme] i hedh një apo dy patate në shishe. Në fund mbushni me dhe si dhe lejojeni fëmijën të luajë e të manipulojë me të.
Rritja e patateve së bashku me fëmijën mund të jetë një zbulim.