Përrallat me gishtërinj
Materialet dhe mjetet: marker apo ndonjë copë thëngjilli që mund të vizatohet me të
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmija me gjyshërit e vet do të realizojë sot përrallat me gishtërinj. Fillimisht fëmija zgjedh përrallën e vet të preferuar. Pastaj kërkon nga gjyshërit të marrin një rol që ata dhe fëmija e preferojnë. Pastaj me marker apo copë thëngjilli vizatojnë personazhet në gisht. Secili e bën vizatimin në mënyrë të pavarur. Mundeni që të vizatoni dy personazhe në mollëzën e gishtit. Komentoni gjera për të qeshur kur jeni duke vizatuar së bashku me fëmijën. Pastaj filloni të krijoni përrallën së bashku duke luajtur rolin e personazhit që keni zgjedhur. Kujdesuni që gjatë përrallës t’i përdorni fjalët magjike “Të lumtë!”, “Faleminderit!”, “Më fal!” apo “Mirupafshim!”. Ecni me gishtërinjtë duke e realizuar përrallën si në teatër, e kjo do të jetë shumë atraktive për fëmijën dhe gjyshërit.