Këndi i leximit
Zhvillimi i aktivitetit: Besoj të gjithë tashmë e keni krijuar këndin e leximit në shtëpi. E pra, sot kërkoni që fëmija juaj të zgjedhë një libër nga ky kënd dhe uluni pranë njëri-tjetrit dhe lexoni librin. Përfshijeni fëmijën në lexim, kërkoni që t’i ‘lexojë’ figurat në tregim ashtu si ai/ajo i shikon. Pyeteni si mendon se do të rrjedhin ngjarjet? Si do të përfundojë historia? etj. Lejojeni fëmijën të kthejë faqet e librit e pasi ta përfundoni leximin, ta kthejë librin në vendin e vet.