Lojra familjare
– Vizatoni një lojë të tipit “Mos u zemëro” (LUDO), sikur në foton në të djathtë, merrni pulla të mëdha ose kapakë të shisheve plastike, vendosni rregullat së bashku dhe kënaquni.
– Priteni një figurë në 4-5 pjesë dhe fshihni ato pjesë nëpër dhomë. Kur fëmija i afrohet ndonjërës pjesë, ju i thoni ‘afër afër’, kur fëmija është larg ju i thoni ‘larg, larg’. Jepini fëmijës një qese të vogël për t’i vendosur pjesët në të, dhe pastaj ai/ajo mund ta zgjidhë enigmën pasi t’i gjejë të gjitha pjesët. Mos i ndihmoni, por ofroni vetëm udhëzime të thjeshta.
– Sot le ta përcaktojë fëmija se çfarë i pëlqen për drekë ose për ëmbëlsirë. Vendosni përparëset e gatimit, lani duart dhe sot le të jetë fëmija juaj kuzhinieri/ja. Gatimi së bashku me prindërit është ndër aktivitetet më të bukura për fëmijët.
Lojrat zhvillojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve, aftësitë artistike, aftësitë matematikore dhe punën në grup.