Rruga e karotës

Materialet e nevojshme: letër e bardhë dhe me ngjyrë të gjelbër, ngjyra të ndryshme, gërshërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Fillimisht flisni me fëmijën për rëndësinë e përdorimit të perimeve në ushqimet e tyre të përditshme. Në veçanti flisni për karotën që është perime me shumë vlera ushqimore për fëmijët.

Pastaj udhëzojeni fëmijën se si ai/ajo, duke vendosur këmbën në ngjyrë portokalli, do të lërë gjurmë në një letër. Pastaj pritet letra në formën e të dy këmbëve. Për përgatitjen e gjetheve të karotës mund të përdorni letër të gjelbër, ose mund të përdorni edhe bishta të preshit nëse keni në shtëpi.

Fëmija vendos gjurmët e tij/saj në formë karote në formën e rrugës. Ajo/ai ecë nëpër rrugën e karotës duke treguar në çdo hap se cilat janë vlerat e karotës apo ku e përdorim atë, pra lidhë çdo hap me një vlerë të cilën e ka karota, p.sh. nga ajo marrim vitaminën A, bëjmë supën etj.